Një radhë misterioze dritash që janë parë në qiell në Kaliforni javën e kaluar thuhet se ka të ngjarë të ishin “mbeturinat e djegura hapësinore” që rihynin në atmosferën e tokës.
Dhe Jaime Hernandez ishte pjesë e turmës që filloi të filmonte dritat teksa kalonin.
“Mbaroi për rreth 40 sekonda”, citohet të ketë thënë Hernandez për mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Kryesisht, ne ishim në shok, por të befasuar që arritëm ta dëshmonim atë”, ka thënë më tej Hernandez. “Askush nga ne nuk kishte parë ndonjëherë diçka të tillë”.
Ishte pronari i një fabrike që postoi videon e Hernandez në Instagram, duke pyetur nëse dikush mund ta zgjidhte misterin.
Jonathan McDowell, një astronom në Qendrën Harvard-Smithsonian për Astrofizikën u përgjigj duke thënë se ai ishte 99.9% i sigurt se “brezat e dritës” ishin nga djegia e mbeturinave hapësinore.
McDowell i tha Associated Press se “vijat e dritës” ishin me shumë gjasa mbeturina nga një paketë komunikimi japoneze që transmetonte informacion nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).
Sateliti u tërhoq kur u nxor nga përdorimi në vitin 2017 dhe u hoq nga stacioni hapësinor në vitin 2020 sepse po zinte hapësirë të vlefshme dhe do të digjej plotësisht pas rihyrjes, shtoi McDowell.
@KTVU strange lights above Vallejo @9:30pm pic.twitter.com/23DhFjoaim
— Tnez (@Tnez111) March 18, 2023
Pajisjet, që peshojnë 310 kilogramë, mund të kenë qenë ato që krijuan pjesët flakëruese duke krijuar një “shfaqje spektakolare të dritës në qiell”, tha McDowell.
Në fillim të këtij muaji, shkencëtarët bënë thirrje për një traktat të detyrueshëm për të mbrojtur orbitën e Tokës nga mbeturinat hapësinore. /Telegrafi/