LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet plani që ka Real Madridi në rast se vendosin ta shkarkojnë Ancelottin

Zbulohet plani që ka Real Madridi në rast se vendosin ta shkarkojnë Ancelottin

Gjatë muajve të fundit, ka pasur thashetheme sa i përket të ardhmes së Carlo Ancelottit tek Real Madridi. 

Duke marrë parasysh se ka qenë një sezon jo aq i mirë deri më tani për kampionin në fuqi të Spanjës dhe Evropës, janë hedhur dyshime mbi pozitën e tij, veçanërisht duke ditur se zëvendësuesi i tij po pret me krahë hapur. 

Ancelotti tashmë e ka udhëhequr Real Madridin drejt dy trofeve këtë sezon, duke fituar Superkupën e Evropës dhe Kupën Interkontinentale. 


Sidoqoftë, zyrtarët e klubit nuk janë të kënaqur me këtë dhe ideja është që të fitohet një trofe i madh në fund të sezonit, pra, të paktën një prej La Liga, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve. 

Real Madridi do të prezantojë planin e ri të referimit në Spanjë javën e ardhshme
Lexo po ashtu Real Madridi do të prezantojë planin e ri të referimit në Spanjë javën e ardhshme

Nëse Real Madridi humbet në të tria garat, Ancelotti do të shkarkohej në fund të sezonit ka raportuar Relevo. 

Plani për momentin është që italiani të mbetet pjesë e klubit deri sa t’i skadojë kontrata në fund të sezonit 2025/2026, por largimi i tij do të shpejtohej për 12 muaj nëse ‘Los Blancos’ nuk arrijnë të fitojnë ndonjë trofe nga tani deri në verë. 

Në rast se Ancelotti largohet nga Real Madridi, zëvendësimi i tij do të jetë Xabi Alonso. 

Tashmë po merret si e mirëqenë se ish-mesfushori i madrilenëve do të marrë ‘frenat’ në ‘Santiago Bernabeu’, por pyetja e vetme mbetet se kur do të ndodhë kjo. 

Bayer Leverkusen, klubi aktual i Alonsos, është i vetëdijshëm për situatën, dhe sipas raportit, një pakt tashmë është arritur mes palëve, sipas të cilit klubi gjerman do ta lironte atë nga kontrata e tij nëse Alonso shpreh dëshirën të shkojë tek Real Madridi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Ligat tjera
Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

La Liga
Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

La Liga
Eddie Howe, legjenda e Bournemouth që bëri histori me Newcastle

Eddie Howe, legjenda e Bournemouth që bëri histori me Newcastle

Premier League
Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

La Liga

"Kur erdha në Real Madrid, nuk e dija se të flisja me Ronaldon, Ramosin dhe Modricin" - kolumbiani James flet për kohën e kaluar te mbretërit

La Liga
Kalo në kategori