LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet plani që ka Barcelona sa i përket të ardhmes së Lamine Yamal

Zbulohet plani që ka Barcelona sa i përket të ardhmes së Lamine Yamal

Barcelona ka një numër lojtarësh që do t’u skadojë kontrata në vitin 2026, por Lamine Yamal pa asnjë dyshim do të jetë prioriteti i tyre kryesor, me 17-vjeçarin që po udhëheq blaugranasit përkundër moshës së tij të hershme.

Yamal tashmë po konsiderohet si fytyra e projektit të ri tek Barcelona nën urdhrat e Flick dhe drejtuesit duan të sigurohen se ai do të mbetet pjesë e tyre edhe për vitet në vazhdim.

Kjo sipas gazetarit Matteo Moretto, i cili ka thënë se Barcelona dëshiron që t’i dhurojë sensacionit spanjoll një kontratë afatgjatë.


Marrëveshja aktuale skadon në vitin 2026, që do thotë në shumicën e rasteve se blaugranasit duhet të shtyjnë fortë për një rinovim të kontratës para fundit të vitit.

Sidoqoftë, ata kanë një klauzolë në kontratë e cila ua lejon atyre ta zgjasin marrëveshjen me Yamal për dy vite të tjera, që do të thotë se janë nën kontroll të të ardhmes së tij të paktën deri në vitin 2028.

Moretto gjithashtu nënvizon se Barcelona jenë të etur që t’i kënaqin të gjitha nevojat e Yamal që do të thotë se do të ketë një rritje të pagës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Premier League
Kalo në kategori