Profesioni i inxhinierit është një nga më të vlerësuarit në TikTok, aplikacioni që u shfaq vitin e kaluar si një emër i njohur në media dhe teknologji.
Kompania, e cila është në pronësi të ByteDance, aktualisht liston afërsisht 3,500 vende pune në bordin e saj të punës, dhe më shumë se 600 prej tyre përfshijnë “inxhinier” në titull, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Dhe në këtë drejtim, Business Insider ka analizuar zbulimet e lëshuara nga Zyra e SHBA-së për Certifikimin e Punës së Jashtme për vizat e punës për të hedhur dritë mbi atë që TikTok dhe kompania mëmë ByteDance paguajnë për rolet inxhinierike.
Të dhënat publike pasqyrojnë se sa ofroi kompania për të paguar punonjësit e huaj që kërkonte të punësonte në SHBA.
Sipas mediumit në fjalë, aty përfshihen pagat për nga 386 aplikacione për certifikim të të huajve që u dorëzuan nga TikTok dhe ByteDance, dhe të certifikuara midis 1 tetorit 2019 dhe 30 shtatorit 2021. Nga ato aplikime, 226 ishin për role të lidhura me inxhinierinë.
Kështu, bazuar në të dhënat, TikTok dhe ByteDance u ofruan stafit në role inxhinierike, paga bazë vjetore që varionin nga 120,000 deri në 480,000 dollarë.
Në këtë drejtim, siç është bërë e ditur më tej, një inxhinier i softuerit celular, iOS paguhet deri në 215,000 dollarë ndërsa një inxhinier i rrjetit deri në 180,000 dollarë.
Gjithashtu, një Inxhinier i Softuerit të Rrjetit – SDN thuhet se paguhet deri në 288,000 dollarë, ndërkohë që një Inxhinier i Gjuhëve të Programimit deri në 240,000 dollarë; Inxhinier Kërkimor: 150,000 dollarë mesatare; duke filluar nga 120,000 dollarë deri në 220,000 dollarë; si dhe inxhinier sigurie deri në 168,000 dollarë.
Veç këtyre, thuhet se një Inxhinier i Lartë Softuerësh paguhet rreth 250,000 dollarë mesatarisht – duke filluar nga 184,080 dollarë në 270,000 dollarë; zhvillues i softuerit: mesatarja 180,000 dollarë – duke filluar nga 120,000 dollarë deri në 250,000 dollarë; si dhe Inxhinieri i Mbështetjes së Teknologjisë me rreth 218,360 dollarë.
Ndërkohë një Drejtor i Lartë i Inxhinierisë thuhet se ka një pagë vjetore mesatare rreth 460,000 dollarë -duke filluar nga 440,000 dollarë deri në 480,000 dollarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Neptun Kosova hap dyqanin më të madh në Ballkan në Central Park

Kursime mbi 200 mijë euro, ky është zyrtari publik me pagën më të lartë në Kosovë

Drejtori i Doganës tregon se cila është zona më e nxehtë e kontrabandës në Kosovë

Bëhu me pronë në bregdet

Grand Blue FAFA Resort, streha e qetësisë dhe elegancës

Shije dhe kursime në një vend: Zbritje të mëdha në Emona Center!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut