LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet paga e Ronaldinhos në Kings League – është shokuese

Zbulohet paga e Ronaldinhos në Kings League – është shokuese

Paga e Ronaldinhos në Kings League që organizohet nga Gerard Pique është zbuluar dhe fansat kanë mbetur të habitur nga ajo që merr braziliani.

Pasi luajti në një sërë lojërash bamirësie, legjenda e Barcelonës dhe Brazilit doli nga pensionimi për të luajtur në këtë turne të vogël, duke bërë debutimin e tij për Porcinos FC – ekipi në pronësi të transmetuesit të Twitch dhe partnerit të biznesit të Piques, Ibai Llanos.

Prezabtimi i Ronaldinhos u njoftua në një skenë tejet të thjeshtë dhe ai u caktua si lojtari i 12-të për Porcinos në një humbje me penallti ndaj Pio FC.


Ronaldinho do të luajë sërish futboll në kampionatin që drejtohet nga Pique 
Lexo po ashtu Ronaldinho do të luajë sërish futboll në kampionatin që drejtohet nga Pique 

Duke mos dashur ta ekzekutonte një të tillë kur mësoi se ishin penallti të stilit të hokejit, skuadra e Ronaldinhos humbi 3-1.

Një audiencë maksimale prej 2.1 milionë shikuesish ishin në Twitch për të parë ‘R10’ duke i kthyer vitet pas, por rezulton se Ronaldinho nuk po paguhet me shuma të mëdha.

Sipas Business Insider, Ronaldinho fiton vetëm 70 euro si pagë bazë sa herë që luan në turne. Mediumi nxitoi të theksonte se nuk ishte bërë asnjë gabim shtypi dhe asnjë zero nuk ishte hequr.

Imazhi: Alamy

Megjithatë, më pas vihet re se pjesë e marrëveshjes është që kompania e Piques, Kosmos, t’i paguajë Ronaldinhos një tarifë midis 10,000 dhe 15,000 euro për pjesëmarrjen e tij – gjë që duket e drejtë duke pasur parasysh rritjen e shikuesve që ai sjell si një nga emrat më të mëdhenj të futbollit.

Pique ka thënë gjithashtu se fituesi i Topit të Artë të vitit 2005 do të luajë një rol kyç në zgjerimin e Ligës së Mbretërve, pasi ai dhe Neymar do të jenë presidentë të skuadrave në versionin brazilian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Kalo në kategori