Mësohet paga e Dani Alves te Barcelona, ai do të marrë minimumin e lejueshëm për një futbollist në La Liga

Dani Alves do të fitojë shumë pak në kontratën e tij me Barcelonën, sepse klubi është ende i zhytur në një moment shumë delikat në nivel ekonomik.
Fatura e pagave vazhdon të rëndojë shumë mbi kryesinë e klubit, e cila ka pak hapësirë për manovrim për të lëvizur në treg.
Ditët e fundit Barcelona ka mbyllur dy operacione, Xavin dhe stafin e tij teknik dhe Dani Alvesin, për një shumë të ulët të përgjithshme 3.9 milionë euro të cilat u shpenzuan për trajnerin.
DéjÀ vu pic.twitter.com/Bze1gpVGhV
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 18, 2021
Faturat e pagave
Edhe me Dani Alves situata ka qenë shumë e ndërlikuar pasi nuk kishte asnjë diferencë në faturën e pagave.
Vetë drejtori i klubit, Mateu Alemany, ka thënë se kishin shpenzuar gjithçka dhe nuk ka mbetur asnjë euro për të shkuar në afatin e dimrit.
Happy DAys pic.twitter.com/Q2IrWm0XIp
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 17, 2021
Shpenzimet me Alves kanë qenë minimale. Braziliani ka pagën më të ulët në të gjithë skuadrën. Ai do të marr minimumin që La Liga lejon për një futbollist profesionist të La Liga, siç publikohet nga La Vanguardia dhe konfirmohet nga kjo gazetë.
Alves do të fitojë 155,000 euro në vit.
Dëshira e brazilianit
Barcelona ka përfituar nga dëshira e madhe që kishte futbollisti për të kaluar në “Camp Nou. Kanë qenë dy faktorë kyç. Njëri ka qenë interesimi që kishte për të ardhur dhe miratimi i Xavi Hernández, i cili beson se braziliani mund t’i shtojë karakter dhe gëzim një skuadre që ka nevojë.
Dani Alves represents – jogo bonito -, joy and love for Barça. We are very happy to have you back at home @DaniAlvesD2! pic.twitter.com/8EZulQVbxy
— Joan Laporta Estruch🎗 (@JoanLaportaFCB) November 17, 2021
Por tjetra ka qenë ajo ekonomike. Alves ka dashur të vijë me çdo kusht dhe ka pranuar ofertën minimale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë