LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet një punëtori ilegale për prodhimin e duhanit në Viti

Zbulohet një punëtori ilegale për prodhimin e duhanit në Viti

Dogana e Kosovës njofton se kanë arritur që të zbulojnë një punëtori të ilegale për grirjen dhe paketimin e duhanit.

Dogana thotë se pas hetimeve dhe me urdhër të prokurorit janë ndaluar dy automjete dhe me pastaj janë bastisur pronat e të dyshuarve në Viti.

“Gjatë bastisje njësitë e Doganës kanë hasur në sasi të konsiderueshme të duhanit të papërpunuar si dhe pajisje për grirje dhe paketim të duhanit, vlen të theksohet se të gjitha prodhimet janë
produkte të falsifikuar”, thuhet në njoftim.


“Të gjitha pajisje dhe duhani janë sekuestruar derisa katër (4) persona përgjegjës janë ndaluar dhe për momentin janë duke u intervistuar me urdhër të prokurorit”, përfundon Dogana. /Telegrafi/