LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet letra e nënkomisarit: Deputeti i PS-së tentoi të më vrasë përmes Durim Bamit

Zbulohet letra e nënkomisarit: Deputeti i PS-së tentoi të më vrasë përmes Durim Bamit

Është zbuluar letra e dorëheqjes që nënkomisarit Emiljano Nuhu i kishte drejtuar drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, ku kërkon lirimin nga detyra për shkak të kërcënimeve.

Letra mban datën 14 shtator, dhe për të është janë vënë në dijeni presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryeprokurorja Arta Marku.

Në letër Nuhu ka ndërtuar skenarin e porositjes së vrasjes së tij nga deputeti Rrahman Rraja, nëpërmjet Durim Bamit.


“Më datë 12.09.2018, kam marrë informacion nga rrjeti im sekret që deputeti Z.Rrahman Rraja, ka kontaktuar me shtetasin Durim Bami dhe i ka kërkuar që të më ekzekutojë, pasi unë po i hapja shumë probleme dhe po e dëmtoja politikisht deputetin. Ai është shprehur që me kaq probleme që më ka hapur oficeri Emiljani Nuhu, unë nuk shkoj dot në Parlament. Shtetasi Durim Bami e ka marrë përsipër ekzekutimin tim. I gjetur në kushte të tilla, i lënë në dorën e fatit nga shteti u largova menjëherë dhe për sigurinë time dhe të familjes kërkoj të lirohem nga Policia e Shtetit” shkruan Nuhu në letrën drejtuar e tij të dorëheqjes. /Shekulli/