Zbulohet “gruaja misterioze” pranë Orlando Bloom në Venecia

Orlando Bloom ka tërhequr vëmendjen në dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia, pasi u pa duke përqafuar një grua misterioze në pjesën e pasme të një taksie uji.
Sot është zbuluar se ajo është Jamie Mizrahi, stiliste e njohur hollivudiane dhe mikeshë e ngushtë e ish-partneres së Bloom, Katy Perry, si dhe e Meghan Markle.
Jamie, 36 vjeç, është nënë e dy fëmijëve dhe punon me yje si Adele, Jennifer Lawrence dhe Britney Spears. Ajo është e martuar dhe jeton në Montecito të Kalifornisë, jo larg rezidencës së Princit Harry dhe Meghan-it, shkruan DailyMail.
Orlando, i cili është aktualisht beqar pas ndarjes nga Katy Perry, ndodhet në Itali për ceremoninë 20 milionë dollarëshe (18.7 milionë euro) që po mbledh emra të mëdhenj si Kim Kardashian, Ivanka Trump, Leonardo DiCaprio dhe Tom Brady.
Ai është parë duke kaluar kohë me miq si Oprah Winfrey dhe duke shijuar kafen e mëngjesit në hotelin luksoz Gritti Palace.
Po ashtu, një tjetër shoqëruese e Bloom gjatë mbrëmjes ishte Dasha Zhukova, ish-bashkëshortja e oligarkut rus Roman Abramovich. Megjithatë, burime pranë çiftit theksojnë se Orlando dhe Dasha janë “thjesht miq të mirë”.
Ndërsa, Katy Perry po performon në Australi me vajzën e saj Daisy, nusja Lauren Sanchez i dërgoi asaj një mesazh të ëmbël në rrjetet sociale: “Na mungon Katy”.
Mbrëmja festive u ndërpre nga një stuhi e fortë në Venecia, por nuk munguan momentet intriguese, me Bloom që u pa në shoqëri femrash të bukura, duke shënuar një rikthim të bujshëm në skenën beqare të Hollywood-it. /Telegrafi/



















































