LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet fustani përrallor që Xhensila do të veshë sonte në dasmën e saj (Foto)

Zbulohet fustani përrallor që Xhensila do të veshë sonte në dasmën e saj (Foto)

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i njohur Bes Kallaku do t’i japin fund beqarisë sonte (e premte), në datën e 1 shtatorit.

Dyshja me këtë rast kanë organizuar një dasmë të veçantë me shumë të ftuar, e cila do të mbahet në Tiranë.

Xhensila festoi me shoqe e striptizer, por ndryshe po i shijon Besi ditët e fundit të beqarisë (Foto)
Lexo po ashtu Xhensila festoi me shoqe e striptizer, por ndryshe po i shijon Besi ditët e fundit të beqarisë (Foto)

Shumë interes te fansat ka zgjuar edhe pyetje se si do të duket këngëtarja Myrtezaj në datën më të rëndësishme të jetës së saj.


Në fakt, vetëm pak orë para fillimit të dasmës, Xhensila ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet duke shijuar një gotë verë në sallonin e bukurisë, teksa prapavija lejon të shikosh vellon që ajo do të veshë sonte.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

I vezulluar në ngjyrën e bardhë dhe i punuar me detaje, fustani i këngëtares duket përrallor. /Telegrafi/