LAJMI I FUNDIT:

Mësohet arsyeja pse Conte vendosi të mos bashkohet me Napolin

Mësohet arsyeja pse Conte vendosi të mos bashkohet me Napolin

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis u përpoq të bindte Antonio Conten të bëhej trajneri i ri, duke dashur të zëvendësonte Rudi Garcian, por ai ishte i qartë në refuzimin e tij.

Napoli e ka filluar sezonin e ri ngadalë pas suksesit të sezonit të kaluar ku fitoi Scudetton, duke u renditur i pesti në tabelën e Serie A pas tetë ndeshjeve të para. Në Ligën e Kampionëve, skuadra siguroi një fitore ndaj Bragës, por humbi në shtëpi ndaj Real Madridit.

Garcia ka qenë nën presion në rritje dhe raportet e fundit detajonin se si De Laurentiis donte të zëvendësonte francezin me Conte, i cili ka mbetur pa punë që kur u largua nga Tottenham në muajin mars.


Conte thyen heshtjen për thashethemet e Napolit
Lexo po ashtu Conte thyen heshtjen për thashethemet e Napolit

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, vendimi i Contes për të refuzuar qasjen e Napolit nuk ishte për shkak të faktorëve ekonomikë apo teknikë.

Trajneri e hodhi poshtë mundësinë sepse nuk është i interesuar të bashkohet në mes të sezonit, përkundrazi preferon të ketë një kamp stërvitor parasezonal për t’u përgatitur.

De Laurentiis ka vendosur të ecë përpara me Garcian për momentin, por është e qartë se ndeshjet e ardhshme do të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Televizioni i Realit shpërthen në akuza ndaj gjyqtarëve: U munduan të na largonin nga gara për titull

Televizioni i Realit shpërthen në akuza ndaj gjyqtarëve: U munduan të na largonin nga gara për titull

La Liga
Vdekja e Papa Fraçeskut, anulohen të gjitha ndeshjet e ditës së sotme në futbollin italian

Vdekja e Papa Fraçeskut, anulohen të gjitha ndeshjet e ditës së sotme në futbollin italian

Serie A
Garë mes tre top klubeve për transferimin e Garnachos, Man Utd tanimë i ka caktuar çmimin

Garë mes tre top klubeve për transferimin e Garnachos, Man Utd tanimë i ka caktuar çmimin

Premier League
Ancelotti pyetet se cili portier do të mbrojë në finalen e Copa del Rey, befason me përgjigjen e tij

Ancelotti pyetet se cili portier do të mbrojë në finalen e Copa del Rey, befason me përgjigjen e tij

La Liga
Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Serie A
Barcelona ka gati një ofertë për transferimin e Marcus Rashford

Barcelona ka gati një ofertë për transferimin e Marcus Rashford

La Liga
Kalo në kategori