LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen “pronarët” e armatimit në Çair

Zbulohen “pronarët” e armatimit në Çair

Dy qytetarë të Shkupit, B.A (40) dhe H.B (50) janë pronarë të municion, granatave dhe armëve tjera, të cilët javë më parë u zbuluan në njërën prej budrumeve të një ndërtese në lagjen e Çarit, respektivisht rrugën “Vukovarska”. Duke ju referuar të dhënave të Ministrisë për Punë të Brendshme, personi B.A është arrestuar, në ndërkohë për qytetarin tjetër nga Shkupi, H.B, policia ka lëshuar fletëarrest dhe ndaj të tij në kërkim janë vënë njësitet e MPB-së.

Të akuzuar se në mënyrë të jashtëligjshme kanë mbajtur, ndërmjetësuar dhe tregtuar me armë, Sektori për Punë të Brendshme në Shkup ka ngritur padi penale, me çka gjykatësi në procedurë paraprake me kërkesë të Prokurorisë Publike, u ka shqiptuar masën e paraburgimit 30 ditor.

Në fillim të këtij muaji, polica e Shkupit pas një denoncimi paraprak e ka bastisur njërin prej bodrumeve në një ndërtesë në rrugën “Vukovarska”. Gjatë këtij aksioni, policia ka zbuluar 32 granata të kalibrit 40 milimetra, dy bomba dore, dy plumba të kalibrit 7.62 milimetër dhe 25 plumba për manovrim.


Nën dyshimet se mund të gjendet edhe sasi tjetër e municionit dhe armatimit, nëpunësit policor gjatë javëve të kaluar kanë realizuar bastisje edhe në shtëpinë e dy personave të dyshuar, me çka kanë gjetur katër plumba të kalibrit të panjohur, një gyp pistolete së bashku me gjilpërë goditëse. (O.Xh)./Telegrafi/

Policia sekuestron sasi të konsiderueshme të municionit në Çair
Lexo po ashtu Policia sekuestron sasi të konsiderueshme të municionit në Çair