Janë prezantuar zyrtarisht për mediat dy maskotat e Lojërave Olimpike 2020 që do të zhvillohen në Japoni.

Miraitowa dhe Someity, janë këta emrat e tyre, kanë bërë debutimin zyrtar gjatë një ngjarjen e organizuar në Tokio, qytet që do të presë Olimpiadën e ardhshme, nga 24 korriku deri në 9 gusht të 2020.


Bëhet fjalë për dy personazhe që do të mbajnë veshje të cilat rikthejnë në vëmendje traditën japoneze, përcjell Supersport.

Tokio 2020 2 Miraitowa dhe Someity (Getty Images)

I pari me një motiv me katrorë dhe drejtkëndësha blu në të bardhë dhe tjetri me të kuqen si temë që merr frymëzimin nga lulet e qershisë, një pemë jashtëzakonisht popullore në Japoni.

Tokio 2020 1 Miraitowa dhe Someity (Getty Images)

Miraitowa dhe Someity, u përzgjodhën nga një listë të përbërë nga tre propozimet finale që ishin ideuar nga fëmijët e shkollave fillore japoneze.

Dizejnatorët u shprehën se të dyja maskotat mishërojnë traditë, të ardhmen, dhe bukurinë e Japonisë së ditëve të sotme.

telegrafi sport app