Zbulohen mashtrime të mëdha në sistemin shëndetësor gjerman. Një tjetër model mashtrimi profesional është krijimi i të ashtuquajturave kompani fiktive.
Ozempic, fillimisht një ilaç për diabetin, po bën bujë të madhe, pasi trendi filloi në Hollywood.
Një shiringë Ozempic për humbje peshe kushton nga 80 deri në 217 euro, në varësi të dozës.
Por edhe rrjetet kriminale në Gjermani përpiqen të përfitojnë, duke falsifikuar recetat në letër që më pas t’i rishesin shiringat.
Kompanitë e sigurimeve shëndetësore i paguajnë këto ilaçe.
Vetëm një nga shumë shembuj që tregon se si mashtrohen kompanitë ligjore të sigurimeve shëndetësore në këtë vend.
Mashtrime të mëdha në fushën e kujdesit shëndetësor
Në total, sigurimet shëndetësore zbuluan mashtrime me vlerë 200 milionë euro në vitet 2022 dhe 2023, që shihet si shuma më e lartë që nga mbajtja e statistikave në vitin 2008, sipas raportit aktual të Shoqatës Kombëtare të Sigurimeve Shëndetësore që u publikua të premten, GKV (28.03.).
Sipas tij, kriminelët po ia dalin gjithnjë e më shpesh të rimbursojnë receta të rreme për medikamente të shtrenjta.
Përveç Ozempic, në farmaci dorëzohen receta dhe faturohen edhe ilaçet kundër dhimbjeve si Tilidine dhe Fentanyl me shpenzime të kompanive të sigurimit shëndetësor.
Por nëse mashtrimi zbulohet, sigurimet shëndetësore kërkojnë dëmshpërblim edhe nga farmacitë që nuk i kanë zbuluar recetat e falsifikuara.
Raporti bazohet në informacione nga 94 sigurime anëtare të Shoqatës Kombëtare dhe personave që kanë denoncuar rastet e që punojnë në sektorin e kujdesit shëndetësor.
Në total, janë raportuar rreth 50.000 denoncime gjatë periudhës raportuese.
Kjo është një rritje prej më shumë se 20 për qind krahasuar me periudhën e mëparshme raportuese 2021/2020.
Por pothuajse gjysma e të gjitha raportimeve lidheshin me shkelje në fushën e përkujdesjes shëndetësore.
Ofruesit e shërbimeve thuhet se kanë mashtruar me kohën e përkushtuar për trajtim dhe se kanë vendosur më shumë shërbime sesa janë ofruar në të vërtetë.
GKV citon gjithashtu certifikatat e rreme profesionale dhe nënshkrimet e pacientëve si shembuj tipikë të mashtrimit në këtë industri.
Kompanitë fiktive
Sipas GKV-së, një tjetër model mashtrimi profesional po bëhet gjithnjë e më i dukshëm: fjala është për krijimin e të ashtuquajturave kompani fiktive.
Sipas hulumtimit të transmetuesit publik gjerman, rbb, shpesh emërohen si drejtorë menaxhues të këtyre kompanive persona të painformuar me sëmundje e varësi të caktuara nga Evropa Lindore.
Por kompanitë ekzistojnë vetëm në letër ose si kuti postare.
Nëpërmjet këtyre kompanive false njerëzit regjistrohen në kompanitë e sigurimeve shëndetësore dhe aty ku mund të marrin ndihmat shoqërore në Gjermani.
Shpesh këta janë njerëz që nuk janë të punësuar nga kompanitë. Llogaritë e pagave të tyre, pagesat e pagave dhe kontratat e punës manipulohen ose falsifikohen. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ukrainasit prodhojnë robotin e ri, së shpejti pritet të përdoret në fushëbetejë – ka mitraloz të kalibrit të madh

Vuçiq dhe Dodik ‘kërcënojnë’ me një aleancë ushtarake me Hungarinë

Zelensky thotë se kanë zënë rob lufte dy shtetas kinezë duke luftuar për Rusinë

Trump me “mesazh të qartë” për Netanyahun e Izraelit, kur bëhet fjalë për Turqinë

NATO nuk mund të jetë 'naive' në lidhje me 'lëvizjet ushtarake' të Kinës, thotë Rutte

Kievi reagon ashpër ndaj komenteve të ligjvënëses amerikane me origjinë ukrainase, për Zelenskyn dhe territoret e pushtuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Hajdari nënshkruan vendimin për rregullimin e çmimeve të naftës – caktohet marzha maksimale të fitimit

Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, Berjani: Në Kosovë nafta mund të bie në 1 euro

Diana Tahiri konfirmon ndarjen nga Arion Rexha

Miliarderi britanik: Trump ka disa orë për të korrigjuar një gabim të madh me tarifat