Është bërë tashmë e ditur se shumë shpejt në ekranet tona, do të nisë seriali më i ri dedikuar femrave.

Ky serial do të titullohet "Ne" dhe në kastin e tij, do të sjellë emra të njohur të kinematografisë shqiptare.


Tashmë janë zbuluar dy aktoret e para që do të marrin pjesë dhe ato janë Sabina Memishi dhe Amernis Nokshiqi.

image 4458171

Që të dyja kanë një karrierë të suksesshme në aktrim, kryesisht në kinematografinë e Maqedonisë së Veriut.

"Ne" do të transmetohet në tri nakale televizive: një në Kosovë, një në Maqedoni dhe një në Shqipëri.

image 9509578

Në vazhdimësi pritet të zbulohen emrat tjerë që do t'i bashkohen këtij seriali. /Telegrafi/