LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen detaje të reja marramendëse nga kontrata e Ivan Toney në Arabi

Zbulohen detaje të reja marramendëse nga kontrata e Ivan Toney në Arabi

Detaje të reja marramendëse të kontratës së sulmuesit anglez Ivan Toney në Arabi tek klubi i tij i ri, Al-Ahli, tashmë janë zbuluar.

Transferimi i tij në Lindjen e Mesme ishte një ndër lëvizjet më të mëdha të verës, me marrëveshjen e cila u realizua në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

Siç ka raportuar The Mirror, Toney pritet që të fitojë 403 mijë euro neto në javë duke përfshirë bonuset, diçka që do të ishte ekuivalente me fitimin e 800 mijë eurove në Mbretërinë e Bashkuar para taksave.


Tek Brentfordi, Toney besohet se kishte përfituar 36 mijë euro në javë, që do të thotë se sipas kontratës së re ai do të fitojë 13 herë më shumë në Arabi.

Brentford në anën tjetër siguroi 40 milionë euro nga shitja e Toney, i cili ishte bërë pjesë e tyre në vitin 2020 duke shënuar 72 gola në 141 ndeshje.

Sezonin e kaluar, anglezi arriti që ta tundë rrjetën në vetëm katër raste, por kishte bërë vetëm 17 paraqitje për arsye se kishte marrë një dënim prej tetë muajsh nga Federata e Futbollit të Anglisë për shkak të pjesëmarrjes në baste.

Tek Al-Ahli, Toney nuk ka dyshim se do të përmirësojë rekordin e tij të golave, duke marrë parasysh se po i bashkohet disa ish-yjeve të Ligës Premier siç janë Roberto Firmino dhe Riyad Mahrez./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Serie A
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Strategjia që Hansi Flick e ka përdorur për ta rikthyer versionin e frikshëm të Lewandowskit

Strategjia që Hansi Flick e ka përdorur për ta rikthyer versionin e frikshëm të Lewandowskit

La Liga
Kalo në kategori