Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky shkuan në dhoma të ndara pas shkëmbimit të “fjalëve të ashpra” në Zyrën Ovale, me ukrainasit që dëshironin që bisedimet të vazhdonin.
Shtëpia e Bardhë, megjithatë, e bëri të qartë se ishte koha që ata të largoheshin, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, Trump urdhëroi që ukrainasve t’u thuhet të largohen.
Siç vë në pah CNN, pasi presidenti Trump dhe presidenti ukrainas Zelensky u përplasën me tone të jashtëzakonshme, Trump grumbulloi këshilltarët e tij kryesorë brenda Zyrës Ovale.
Trump u konsultua me Zëvendës Presidentin JD Vance, Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, Sekretarin e Thesarit, Scott Bessent dhe këshilltarët e tjerë të tij kryesorë pas përballjes dramatike ku Trump dhe Vance akuzuan Zelenskyn se ishte mosmirënjohës për ndihmën e SHBA-së, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.
🚨 #BREAKING: Zelensky has OFFICIALLY left the White House after being kicked out by President Trump
According to pool reports, he was BEGGING to say.
Bye! 👋🏻 pic.twitter.com/wVNkYRgN2T
— Nick Sortor (@nicksortor) February 28, 2025
Kjo ishte kur Trump përfundimisht vendosi që Zelensky “nuk ishte për të negociuar”.
Ai udhëzoi Rubion dhe këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, të jepnin mesazhin: ishte koha që Zelensky të largohej.
‼️ Full video of the heated verbal clash between Trump, Zelenskyy, and Vance. pic.twitter.com/YoIuODslBk
— NEXTA (@nexta_tv) February 28, 2025
Sipas CNN, ukrainasit po qëndronin aty pranë në një dhomë të veçantë, e cila është standarde kur vjen për vizitë një udhëheqës i huaj.
Në mënyrë tipike, ata shkojnë në dhoma të tjera, pastaj mblidhen për drekë.
Por ukrainasit nuk do të darkonin në Shtëpinë e Bardhë.
Ndërsa ushqimi i përgatitur gjendje aty pranë në një korridor jashtë zyrës së sekretarit të shtypit, ukrainasit u udhëzuan të largoheshin.
Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tha se ukrainasit protestuan dhe donin të vazhdonin bisedimet. Por atyre iu tha jo.
Zelensky u largua menjëherë pas kësaj. /Telegrafi/