Napoli është duke kërkuar përforcime në tri pozita që nga porta, te mbrojtja e deri në sulm.

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, ka hapur thesin dhe kërkon të harxhojë që të jetë në konkurrencë me Juventusin për titull.


Qëllimi i parë i Napolit është përforcimi i portës. Në listë janë emra si Szczesny i Romës, Bernd Leno i Bayern Leverkusen dhe Mattia Perin i Genoas.

leno Bernd Leno i Bayern Leverkusen

Edhe në krahun e mesfushës kërkohet një zëvendësues për Callejon.

Alejandro Berenguer i Osasunas,  Ounas Adam i Bordeaux, Bertrand Traore i Ajaxit  dhe shqiptari i Vitesses, Milot Rashica janë lojtarë që ‘luftojnë’ për këtë pozitë.

rashica 1 Shqiptari i Vitesses, Milot Rashica

Edhe në mbrojtje kërkohen përforcime sidomos në krahun e djathtë.  Andrea Conti i Atalantas dhe Jeremy Toljan i Hoffenheim, janë opsione.

conit Andrea Conti i Atalanta

Napoli e ka mbyllur kampionatin në pozitën e tretë në Serie A. /Telegrafi/

telegrafi sport app