Zbulim i tmerrshëm mbi metastazat: Ky është shkaku i vërtetë që kanceri përhapet nëpër trup!
Tashmë një kohë të gjatë dyshohet që ekziston lidhja midis kancerit dhe stresit kronik, ndërkaq është konstatuar që pikërisht tensioni konstant psikik është shkaktar i përhapjes së metastazës nëpër trup
Shkencëtarët kanë studiuar minjtë e ekspozuar ndaj stresit të vazhdueshëm dhe kanë vërejtur që nën stres sistemi i tyre limfatik kalon nëpër ndryshime të tilla fiziologjike, që sëmundjet e kancerit shumë më shpejt shumëzohen dhe përhapen nëpër organizëm.
Ata kanë konstatuar që stresi vërtet paraqet “iniciuesin” e veçantë për ndarje të qelizave të tumorit dhe vazhdim të përhapjes së tyre.
– Ne jemi të vetëdijshëm që nuk mund t’u themi pacientëve të sëmurë nga kanceri “qetësohuni dhe mos jetoni nën stres”, sepse do të kishte e efekt të kundërt, posaçërisht për faktin që tashmë janë ata janë nën stres të madh.
Megjithatë, është me rëndësi se si do t’u qasemi të sëmurëve nga kanceri, sepse qasja negative në raste të shumta mund t’ua përkeqësojë sëmundjen – thotë për ABC News Erica Sloan, nga Universiteti i Monashit në Australi, transmeton Telegrafi.
Siç u konstatua, fajtorët për përhapje rapide të kancerit janë hormonet e stresit, para së gjithash adrenalina dhe noradrenalina.
– Ky është zbulim i rëndësishëm i studimit tonë, për shkak që tani e dimë që adrenalina ndikon nëpërmjet receptorëve të caktuar qelizorë, gjë që do të na ndihmojë që t’i zhvillojmë barnat, të cilat do të bllokojnë rrugët e përhapjes së kancerit – thotë dr. Sloun.
Tani për tani, ata kanë filluar testimet klinike në femrat e sëmura nga kanceri i gjirit, në atë mënyrë që u jepen doza të caktuara propranololi dhe beta-bllokues të tjerë.
– Gjatë shtatë vjetësh të studimit, është treguar që te pacientet të cilat kanë marrë propranolol, është vërejtur përqindje shumë më e vogël e metastazës, e cila përhapet nëpër sistemin limfatik dhe “vendoset” në organet vitale, siç janë mushkëritë – thotë ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme