Zbehja e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, vlerësohet se ka shtuar ambiciet e vendeve më të fuqishme që të shtrijnë ndikimin në Ballkanin Perëndimor, përfshi edhe Kosovën.
Krahas ambicieve të theksuara për rritjen e ndikimit rus në rajon, edhe Turqia, mbetet si një nga vendet më të përfolura për shtrirje ndikimi në këtë pjesë të Evropës.
Megjithatë, tash për tash, njohës të rrethanave politike, nuk besojnë që rajoni mund të rrëshqas nga orientimet integruese në Bashkimin Evropian dhe strukturat euro-atlantike.
Analisti Ilir Ibrahimi thotë se është krejt normale që shtetet më të fuqishme të provojnë të shtrijnë ndikimin në pjesë të ndryshme të botës. Por, në rastin e Turqisë, ai nuk sheh ndonjë lloj rreziku që t’i stopoj vendet e rajonit në proceset integruese evropiane, pavarësisht së tash për tash Bashkimi Evropian po ballafaqohet me sfidat e zgjerimit, sidomos pas daljes së Britanisë së Madhe.
“Nuk shoh ndonjë rrezik apo tërheqje të Bashkimit Evropian në këtë rast, sepse kemi një zbehje momentale të proceseve integruese, duke pas parasysh Brexit-in, zgjedhjet në Francë dhe zhvillimet tjera në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Por, nuk besoj që ky interes i Bashkimit Evropian për integrimin e rajonit do të dalë nga rendi i ditës”, konsideron Ibrahimi.
Në rajonin e Ballkanit, një ndikim të fuqishëm kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thotë Ilir Ibrahimi. Ndërkaq, kohët e fundit, interesim për të shtri ndikimin e vet vërehet edhe te Rusia, thekson ai.
“Mos të harrojmë që një shtet shumë i fuqishëm i cili është i interesuar të mbaje dhe të forcojë ndikimin e vet janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj, kur kemi një fuqi të tillë, pra Shtetet e Bashkuara të cilat janë të interesuara të kenë ndikimin e tyre në rajon, për t’i bërë ballë edhe ndonjë ndikimi të mundshëm rus, atëherë nuk shoh që Turqia të ketë këtu ndonjë hapësirë të madhe”, thotë Ibrahimi.
Ndërkohë, Blerim Burjani, analist, thotë se Turqia ka shprehur në vazhdimësi interes për të shtri ndikimin në Ballkanin Perëndimor.
Por, sa i takon Kosovës, ai thotë se Kosova është përcaktuar qartë se ka orientim pro- evropian dhe miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kështu që raportet me Turqinë ai i sheh vetëm si një miqësi të mirë dhe jo rrezik për kthim kah lindja.
“Politika e jashtme e shtetit të Kosovës është e orientuar drejt Bashkimit Evropian në mënyrë të fuqishme dhe nuk është aspak, asnjë milimetër duke shkuar kah lindja, prandaj këto raporte, kur flasim vetëm për Kosovën, janë më tepër të natyrës miqësore dhe natyrave tjera për të cilat Kosova ka pasur dhe ka përkrahje nga Turqia, sidomos në planin e njohjeve ndërkombëtare”, thekson Burjani.
Si vend mjaft i fuqishëm, Turqia në Kosovë është e pranishme me bizneset dhe investimet në shkolla e shëndetësi, kurse në një rrafsh më të gjerë, kompanitë turke u përfshinë në ndërtimin e infrastrukturës rrugore – kryesisht përmes ndërtimit të autostradave; pastaj asaj ajrore – me marrjen me koncesion të aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës dhe në fushën e energjisë, duke marrë nën menaxhim sistemin e distribuimit.
Në mungesë të shifrave më të reja, vetëm gatë viteve 2004 – 2014, Turqia thuhet se ka investuar në Kosovë mbi 360 milionë euro. Përderisa, sipas shifrave zyrtare, thuhet se ka afro 700 kompani turke që veprojnë në Kosovë./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare