Komisioni i përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociim BE – Kosovë në mbledhjen e sotme ka miratuar planin e punës, ku edhe u shfaqen kritika për mos miratimin në Kuvend të Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2020 – 2024.
Kryetari i komisionit, Arben Gashi, derisa kërkoi votimin e këtij programi tha se Kuvendi duhet të ketë edhe një njësi- departament që është në funksion të këtij komisioni.
“Të kryhet edhe një procedurë formale në komisionin tonë, shohim nëse ka diçka që duhet me u shqyrtua dhe diskutua nga ky plan kombëtar i zbatimit të MSA-së dhe të rikthejmë në Kuvend për votim”, tha ai.
E mos miratimi i këtij plani deri tash, u kritikua nga deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli-Dalipi, e cila tha se në këtë formë vendi do të dalë shumë keq.
“Ne e dina që PKZ-MSA-të e viteve të kaluara kanë kaluar shumë më herët, por nga mungesa e vullnetit të qeverisë nuk janë përmbushur as 50 përqind. E tani jemi në një situatë kur vjen PKZ-MSA në fund të vitit e presim të përmbushet. Kjo nuk mundet me u realizu , ne para BE-së kemi me dal shumë keq se nuk mundet me u realizu asnjë pjesë e kësaj”, tha ajo.
Ndërkaq, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra tha se ngecjet në zbatimin e BE-së kanë qenë më të theksuara gjatë fazës së pandemisë.
“Kemi pas ngecje, e ato kanë me qenë të theksuara sidomos në këtë fazën e pandemisë që neve na duhet pak më shumë që Kuvendi me shtyrë agjendën që me pas një trup të veçantë. Jo rrallë ka pas përplasje se Komisioni për Integrime me pas përgjegjësinë për delegacionin, apo duhet kryesia e Kuvendit si trup të koordinohet me delegacionin e Kuvendit të Kosovës për MSA-në”, tha ajo.
Ndër deputetë të tjerë të komisionit u kërkua edhe rikthimi në këtë plan i disa projektligjeve që qeveria Hoti i ka tërhequr. Derisa pati të tillë që kërkuan edhe rikthimin e Ministrisë së Integrimeve Evropiane.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëThuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
Vetura juaj e re – Një premtim i mbajtur nga ne!
Dashuria fillon në Central Park!
Krijuar nga e ardhmja - GO+ sjell produktin e parë të realizuar nga AI!
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
BQK shton dy shërbime financiare në platformën shtetërore eKosova
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin