Alban Bushi ka 22 futbollistë në dispozicion për të përgatitur takimin me Spanjën, që do të zhvillohet në Cordoba.
Trajneri i Shpresës, ka bërë publike listën për ndeshjen e radhës eliminatore të Euro 2019, ku bie në sy numri i madh i lojtarëve që luajnë në kampionatet europiane, ndërsa nga Superiorja janë vetëm 5 elementë e një tjetër nga Kategoria e Parë.
“Dua të përshëndes të gjithë lojtarët që kanë qenë pjesë e Kombëtares U21 dhe që tani nuk janë më. Kam zhgënjim për rezultatet, por kur analizoj ndeshjet kemi shënuar, përmbysur rezultate. Them se kemi bërë ndeshje të mira. Me pikët që kemi humbur për shkak të eksperiencës, do të diskutonim kualifikimin në Spanjë. Panucci ka marrë 5 lojtarë nga Shpresat te ekipi A”.
“Nga Danimarka vjen edhe Mucolli por kam edhe lojtarë si Doka e Haka që janë mbrojtës të mirë. Në Spanjë duhet të jemi të kujdesshëm, pasi nëse luajmë hapur, ata na shkatërrojnë. Nëse ne japim 100% dhe ata 30% prapë nuk ia dalim dot ndaj tyre. Jam i kënaqur që kam Abazajn dhe Ramadanin. Megjithëse Abazaj nuk ka luajtur me Anderlehtin them se do të bëjë mirë. Panucci nuk e ka marrë Ramadanin për arsye teknike.”
Bushi dha një lajm të mirë për Kombëtaren Shqiptare, duke zbuluar se Meritan Shabani i Bayernit të Mynihut ka zgjedhur Shqipërinë.
Kemi disa lojtarë të rëndësishëm dhe nuk mund të harroj lojtarin që aktivizohet me Bajernin. Mund të luante me Gjermaninë, por ai zgjodhi Shqipërinë. Meritan Shabani i Bajern Mynihut është shumë pranë Kombëtares. Kam arritur të bind edhe Giacomo Vrionin nga Venezia që të luajë me Shqipërinë dhe që këtë herë do të jetë me ne në Spanjë. Për të, mund të them që është sulmuesi më i mirë që ka pasur Shqipëria ndonjëherë”.
Në konferencën për shtyp të rastit, trajneri i U-21 u pyet edhe për gjendjen e Kombëtares A, duke e pranuar se Panucci është në një situatë të vështirë pasi shumë nga kuqezinjtë nuk aktivizohen në skuadrat respektive.
“Jemi në periudhë të keqe për trajnerin Panucci, sepse lojtarët nuk kanë minuta në këmbë. Nga ana tjetër, më ka pëlqyer shumë sesi e menaxhon ekipin. Dua ta përgëzoj dhe t’u uroj ta nisin më këmbë të mbarë Nations League, ku shpresoj të kemi edhe mbështetjen e tifozëve, sepse ata janë shumë të rëndësishëm për ekipin tonë.”
A po e mendon Bushi që në një të ardhme të afërt të marrë drejtimin e Shqipërisë?
“Po mendoj vetëm për ndeshjen e radhës së Shpresës, me Spanjën.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit” – Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore