LAJMI I FUNDIT:

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak – ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak – ishte pjesë e një grupi pro-rus

Juraj Cintula, i cili plagosi kryeministrin sllovak Robert Fico të mërkurën, është i lidhur me ish-grupin paraushtarak “Ushtarët Sllovakë” (SB).

Sipas të dhënave të vsquare.org, drejtuesit e këtij grupi janë trajnuar nga ish-pjesëtarë të forcave speciale ruse, raporton portali Novinky.


Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Lexo po ashtu Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Në vitin 2016, Cintula shkroi disa mesazhe pro-ruse në profilin e SB në Facebook.

Atentatori i kryeministrit sllovak deklaroi se e kishte marrë vesh për ekzistencën e grupit në maj të vitit 2015.

“Më tërhoqën sepse nuk janë të varur nga shteti, gjë që është praktikisht e pakuptueshme në një shoqëri pasive si kjo e jona (Sllovakia). Gjithashtu më bëri përshtypje që ata blejnë vetëm pajisje dhe armë me paratë e tyre. Qindra mijëra emigrantë vijnë në Evropë, pjesë e së cilës ne jemi. Ushtarët Sllovakë nuk po përgatiten për të luftuar, por për mbrojtje”, ka shkruar ai në Facebook.

Portali Novinky thekson se SB është një grup paraushtarak i paregjistruar me një orientim dukshëm pro-rus, i cili ka qenë aktiv në Sllovaki që nga viti 2012. Është themeluar si një klub ushtarak i paregjistruar, ekzistenca e të cilit që nga prilli i vitit 2016 sponsorizohet nga shoqata qytetare “Atdheu ynë është e ardhmja jonë”, me të cilën ndan botëkuptim të ngjashëm.

“Ushtarët Sllovakë” punuan pandërprerë me degën sllovake të “Ujqërve të Natës”, klub rus i çiklizmit i afërt me presidentin Vladimir Putin dhe konsiderohen si një forcë e fuqishme paraushtarake ruse.

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Lexo po ashtu Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Megjithatë, në muajin korrik të vitit 2018, Ministria e atëhershme sllovake e Mbrojtjes paraqiti një iniciativë në Zyrën e Kryeprokurorit për të shqyrtuar ligjshmërinë e ekzistencës së SB.

Ministri i asaj kohe, Jan Holek, ishte veçanërisht i shqetësuar për përpjekjet e së djathtës ekstreme, të mbledhur rreth nacionalistit sllovak, Marian Kotleba, për të kontrolluar grupin.

Megjithatë, ata arritën vetëm që u miratua një ligj që ndalon anëtarët e forcave të armatosura sllovake të përfshihen në organizatë.

Në atë kohë, SB kishte rreth 200 anëtarë. Në muajin tetor të vitit 2022, ata papritmas njoftuan se po pushonin aktivitetin e tyre, pa dhënë arsye. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Amerika
Po fluturonte me aeroplan, i hapet kapaku mbrojtës në kabinë – holandezja detyrohet të bëjë ulje emergjente

Po fluturonte me aeroplan, i hapet kapaku mbrojtës në kabinë – holandezja detyrohet të bëjë ulje emergjente

Evropa
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Botë
Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Evropa
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Evropa
Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Evropa
Kalo në kategori