LAJMI I FUNDIT:

Zbardhen përgjimet e megaoperacionit “Tempulli”, si agjenti “fundosi” shpërndarësit e drogës në Elbasan

Zbardhen përgjimet e megaoperacionit “Tempulli”, si agjenti “fundosi” shpërndarësit e drogës në Elbasan

Është zbardhur dosja e megaoperacionit “Tempulli” dhe përgjimet që çuan në qeli 10 persona në qytetin e Elbasanit, të cilët merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Agjenti me emrin e koduar “Koli” ka kontaktuar me Stiven Faqollin, i cili është arrestuar. Ata janë takuar më datë 7 shtator në Qukës të Librazhdit.

Agjenti e ka marrë Stiven Faqollin në lokalin e tij me makinë dhe më pas janë nisur në drejtim të Librazhdit, ku janë takuar me dy persona të tjerë që do të shisnin drogën.


Në vendin e quajtur “Ura e Bushtricës” në Librazhd, agjenti së bashku Stiven Faqollin kanë takuar dy persona në makinë, njëri prej tyre Glidi Ballolli që është në burg dhe Mikel Poçi. Agjenti ka blerë një sasi kanabisi tek Badolli dhe më pas është larguar, raporton ABC News.

Në dosje thuhet se Stiven Faqolli, Gildi Ballolli dhe Mikel Poçi janë drejtpërdrejtë të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Faqolli është ndaluar më parë dhe konkretisht më date 09.09.2023 si i dyshuar për veprat penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi I armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” të parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal, dhe “Prodhimi dhe Shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Aktualisht është i paraburgosur me masën e sigurisë.

Pjesë nga përgjimet:

Gildi Ballolli (G) : Sa të duhen ty?

Agjenti (K) : A është e mirë ?

G : Dy të plota, ke dhe një zero dyshe…

K : Ok vetëm të jenë të mira

G : Mallin e ke super, ma kanë pëlqyer të gjithë

K : O Stivo është naj çik e mirë kjo ?

S (Stiven Faqolli) : Për zotin po, për kokën time.

K : Epo se ku e kam parë këtë çunin që mi dha mua…

S : Këtu rri ky në Librazhd

K : Si e ka emrin ky ?

S : Gia

K : Ishte dhe me një tjetër ky

S : Ai është Mikel Poçi

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori