Site icon Telegrafi

Zanfina Ismaili ironizon me reduktimet: Meqë kam pasaportë shqiptare më mirë të zhvendosem, së paku atje nuk ndalet rryma çdo tri orë

Foto: Zanfina Ismaili/Instagram

Kosova këto ditë po përballet me reduktime të mëdha të energjisë elektrike.

Kriza e energjisë ka bërë që në shumë vendbanime të Kosovës reduktime pa energji elektrike të shkojnë edhe deri në tri orë, nga dy sa kanë qenë deri më tash.

E sigurisht që një situatë e tillë ka shqetësuar çdo kënd, përfshirë këto bizneset apo edhe qytetarët e thjeshtë.

Këngëtarja Zanfina Ismaili e cila dikur numëronte një arg hitesh në estradë, zgjodhi rrjetin social Instagram për të bërë ioni me këtë situatë.

Foto: Zanfina Ismaili/Instagram

Ajo publikoi një pamje të pasaportës së saj shqiptare, me të cilën duket se është pajisur së fundmi.

Me ironi, interpretuesja e hitit “As i fundit, as i pari”, shkroi se po e mendon zhvendosjen në shtetin amë – kjo ngase atje të paktën nuk ka mungesë elektriciteti.

Foto: Zanfina Ismaili/InstaStory

“Pasi e kam këtë pasaportë, me u zhvendos disa muaj në Shqipëri, së paku atje nuk ndalet rryma çdo tri orë”, ka shkruar Ismaili në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë kështu njëherësh të ditur se zotëron nështetësi shqiptare.

Zanfina përndryshe ka tash e sa kohë që është larguar nga muzika dhe aktualisht punon në një emision, në një nga radiot e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version