Këngëtarja Zaimina Vasjari ende nuk e ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, të cilin është duke e realizuar në studion e këngëtarit Blero.

Edhe pse nuk po përflitet për muzikë, ajo po arrin mjaft mirë që të marrë qendrën e vëmendjes me postimet e saj provokuese në rrjetet sociale.


Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një fotografi në Instagram Story, në të cilën është shfaqur e shtrirë në krevat teksa ekpozon këmbët e saj seksi.

Vasjari ka befasuar me mbishkrimin e fotografisë, ku ka shkruar: "Duke e ndjerë muzikën".

zaimina 1 Zaimina thotë se e ndjen muzikën kur është e shtrirë në krevat. Foto nga Instagram Story.

Kjo frazë duket e çuditshme përderisa thuhet nga një këngëtar, pasi artistët gjithnjë shprehen se muzikën e ndjejnë më së shumti gjatë performimit në skenë. /Telegrafi/