LAJMI I FUNDIT:

Zaev u takua me deputetin e Bundestagut gjerman Hakverdia

Zaev u takua me deputetin e Bundestagut gjerman Hakverdia

Kryeministri Zoran Zaev u takua sot me Metin Hakverdia, një ligjvënës në Bundestagun gjerman, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga konferenca e shtypit të qeverisë, deputeti Hakverdi ka dhënë mbështetje të fuqishme për të vazhduar procesin e finalizimit të zgjidhjes së mosmarrëveshjes që pengon integrimin euroatlantik të Maqedonisë.

“Në Bundestag dhe në përfaqësuesit e PSD Maqedonia ka mbështetjen që të vazhdojë në rrugën euroatlantike”, tha deputeti gjerman.


Kryeministri Zaev falënderoi mbështetjen e madhe që jep Republika e Gjermanisë, Bundestagu dhe PSD në procesin e arritjes së qëllimeve strategjike të vendit tonë, duke përfshirë edhe për bisedimet me Greqinë. /Telegrafi/