LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Tsipras: Punojmë për zbatimin e marrëveshjes së Prespës

Zaev-Tsipras: Punojmë për zbatimin e marrëveshjes së Prespës

Bisedë telefonike pas dorëheqjes së Nikos Kotzias kanë pasur kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë së Greqisë dhe ministrit pa resor, Dimitris Tzanakopoulos, të dy kryeministrat janë pajtuar dhe kanë përsëritur se punojnë në zbatimin e marrëveshjes së Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kryeministri kontakton rregullisht me Zaevin. Është e natyrshme se kryeministri i vendit fqinj nuk do të komentojë situatat e brendshme dhe skenën e brendshme në Greqi, përkundrazi, u pajtuan dhe e përsëritën se do të punojnë që të dy për Ballkanin e shekullit 21 dhe që të dy punojnë për zbatimin e hyrjen në fuqi të marrëveshjes së Prespës, tha Tzanakopoulos në një intervistë për televizionin grek “ERT”..


Siç raportojnë nga AIM, sipas gazetës greke “Avgi” i cili konsiderohen si përkrahëse e partisë “Syriza”, dy kryeministrat kanë biseduar për Ballkan të ri ku do të zotërojë paqja, bashkëpunimi dhe solidariteti..

Portali informativ “in” shkruan se Tsiprasi e ka informuar Zaevit për atë se çfarë ka ndodhur rreth dorëheqjes së Kotziasit dhe se ai personalisht do ta ndërmarr Ministrinë e Punëve të Jashtme, ndërsa kryeministri i Maqedonisë homologut të tij ja ka treguar situatën në Maqedoni për votimin në Kuvend dhe pozicionin e deputetëve të OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori