LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Do të nënshkruajmë dhjetë marrëveshje të reja me Bullgarinë

Zaev: Do të nënshkruajmë dhjetë marrëveshje të reja me Bullgarinë

Nënshkrimi i marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është një hap serioz i lidershipit, sepse liderët marrin vendime atëherë kur është më vështirë, theksoi në fjalimin e sotëm kryeministri Zoran Zaev, i cili ishte mysafir në punëtorinë që e organizon Instituti për politikanë nga Sofja, e po mbahet në Strumicë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Çështja është a ka guxim të mjaftueshëm me vizion dhe perspektivë të qartë para vetes të merre vendimi. Edhe në Maqedoni edhe në Bullgari marrëveshja pëson kritika serioze, por, ne, si kryeministra të të dy shteteve, besojmë se përfitimet janë më të mëdha dhe më të rëndësishme të cilat do t’i kenë shtetet dhe qytetarët”, tha kryeministri Zaev.

Siç lajmëron MIA, ai ka theksuar se seancën e përbashkët të qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë që do të mbahet më 23 nëntor në Strumicë, në bazë të marrëveshjes për bashkëpunim të ndërsjellë, do të nënshkruhen edhe dhjetë marrëveshje të reja.


“Qeveritë tona do të nënshkruajnë dhjetë marrëveshje të reja me kolegët tanë nga Bullgaria. Këtu mund të ketë dobi dhe interes për secilin qytetar nga të dy shtetet. Mund të ketë më shumë para përmes hapjes së biznesit të ri, bashkëpunimit të ri kulturor dhe sportiv, nga fusha e arsimit, turizmit, energjetikës dhe ekonomisë së përgjithshme”, tha Zaev.

Konsideron se nëse Franca dhe Gjermania si armiq në të kaluarën, kanë mundur të ndërtojnë perspektiva të reja sot, kjo duhet t’i ndodhë edhe Ballkanit.

Para të politikanëve të rinj dhe të ardhshëm nga Bullgaria, kryeministri Zaev tha se liderë ka edhe në familje dhe në partitë dhe në shtet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Kalo në kategori