Zaev takon kryetarin e SHGM-së, Naser Selmani

7:"DeskNov
Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Naser Selmani, sot mbajti takim i kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Siç njofton LSDM-ja, në takim Zaevi i ka informuar Selmanin, se reformat në media janë një nga temat kyçe të bisedimeve, në kuadër të dialogut politik, bisedime të ndërmjetësuara nga bashkësia ndërkombëtare, reforma të cilat janë kusht për zgjedhje të lira, korrekte dhe të rregullta.
Në njoftimin më tej thuhet se në takim bashkarisht është vlerësuar se pa reforma mediale, pa media të lira, nuk ka kushte për zgjedhje të lira, korrekte dhe të rregullta./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/06/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































