LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Ruçi: Dialogu është i rëndësishëm për zhvillimin demokratik dhe për perspektivat evropiane

Zaev-Ruçi: Dialogu është i rëndësishëm për zhvillimin demokratik dhe për perspektivat evropiane

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Shqipërisë u takua me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Marrëveshja e Prespës u cek si marrëveshje historike që i hapi perspektivat historike të Maqedonisë së Veriut në NATO, ku edhe u dha mbështetja e plotë për integrimet e Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.

Zaev falënderoi për ratifikimin e shpejtë të protokollit për hyrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në Kuvendin e Shqipërisë dhe ceku se qytetarët kanë nisur t’i ndjejnë përfitimet.


“Thyem çdo rekord për investimet e huaja, është rritur BVP-ja, është ulur papunësia, rriten pagat. Tani duhet t’i përmbushin reformat kyçe. Presim BE t’i vlerësojë këto rezultate të Republikës së Maqedonisë së Veriut në qershor”, tha Zaev.

Ai shprehu se përgjegjësia është edhe e pushtetit edhe e opozitës. Në mbledhje u theksua se dialogu është i rëndësishëm për zhvillimin demokratik të shteteve dhe perspektivave të tyre evropiane.

Në takim u theksua se qeveritë e dy vendeve punojnë në mënyrë intensive për bashkëpunimin ekonomik.

Përndryshe, kryeministri Zoran Zaev është për vizitë zyrtare në Tiranë me zëvendëskryeministrin e Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmanin, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe zëvendësministrin, Vlladimir Lazovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori