LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Republika e Maqedonisë së Veriut më afër anëtarësimin në NATO dhe BE (Video)

Zaev: Republika e Maqedonisë së Veriut më afër anëtarësimin në NATO dhe BE (Video)

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në konferencë për shtyp falënderoi të gjithë deputetët për vendimin e djeshëm historik që ndryshoi emrin e Republikë së Maqedonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Tani anëtarësimi në NATO do të jetë me intensitet të zmadhuar dhe do të nisen bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian”, tha Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.


Sipas kryeministrit Zaev, me këtë vendim bën që Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë më afër NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

“Jam i bindur se edhe deputetët e Kuvendit të Greqisë do ta njohin rëndësinë e kësaj marrëveshje dhe do ta ratifikojnë këtë marrëveshjet, ndërsa Greqia do të jetë vendi i parë që do ta votojë Protokollin e NATO-s për hyrjen e vendit tonë në NATO” tha Zaev duke shtuar se bashkërisht do ta presin rezultatin e votimit në Kuvendin e Maqedonisë.

Ai tha se shumë investitorë kanë pritur vendimin e djeshëm për të investuar në Maqedoni dhe se përsëri do të rritet paga minimale në vend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori