Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot pasdite u takua me Tomáš Petříček, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë.

Në takim është përshëndetur arritja e marrëveshjes së Prespës dhe perspektivat e hapura të NATO-s, rezultatet e vendit tonë në planin ekonomik dhe procesin reformues.

Kryeministri Zaev tha se me politika të dialogut në shtet, është ndërtuar e ardhmja me fqinjët dhe se me guxim vijnë rezultatet.

“Adaptuam një pjesë të madhe të legjislatives në procesin reformues dhe presim përmbyllje te reformat në gjyqësor, luftimin e korrupsionit, shërbimet e sigurisë, administratës publike, me bashkëpunim të hapur me opozitën. Jemi të gatshëm të shkojmë para. Pas 14 viteve nga marrja e statusin për kandidat, në qershor presim datë për nisjen e bisedimeve me BE-në”, tha mes tjerash Zaev.

Nesër pritet vendimi përfundimtar për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të 2017-tës Nesër pritet vendimi përfundimtar për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të 2017-tës

Ai ka cekur se dy muaj pas arritjes së marrëveshjes së Prespës ka vetëm efekte pozitive, ka investimeve të huaja dyfish më shumë vetëm për një vit, ka rritje të BVP-së, ka rritje të pagave dhe ulje të papunësisë./Telegrafi/