LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Për herë të parë u bashkuam rreth një kandidati të përbashkët

Zaev: Për herë të parë u bashkuam rreth një kandidati të përbashkët

Sot koalicioni qeveritar i udhëhequr nga LSDM zgjodhi kandidatin e saj për president të vendit.

Pas takimit të koalicionit qeveritar Zaev tha se u bashkuam për herë të parë maqedonas, shqiptarë, romë turq, serb, boshnjakë.

“Për herë të parë në historinë e Maqedonisë qëndrojmë të gjithë bashkë pas kandidaturës së Stevo Pendarovskit”, tha Zaev.


Ai tha se 31 parti janë përcaktuar për kandidatin e përbashkët Stevo Pendarovski dhe se kjo është diçka e madhe.

Pendarovski kandidat i përbashkët i pushtetit për President të Maqedonisë së Veriut
Lexo po ashtu Pendarovski kandidat i përbashkët i pushtetit për President të Maqedonisë së Veriut

Ndërsa kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha janë shqyrtuar të gjithë kandidatët por Stevo Pendarovski është ai i cili ka marrë përkrahje më të madhe tek elektorati shqiptar./Telegrafi/