Zaev: Pa zbatimin e marrëveshjes me Greqinë nuk ka hyrje në BE dhe NATO

Zoran Zaevi në sencën e sotme parlamentare tha se “pa zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë dhe implementimin e marrëveshjes nga Prespa, Maqedonia nuk pritet të jetë anëtare e plotë e BE-së dhe NATO-s.
Nuk është e saktë, tha Zaevi, se marrëveshja me Greqinë “tash është gati, ne nuk kemi emër”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kemi marrëveshje për njohje të gjuhës maqedonase, etnisë maqedonase. Tash askush në botë, as nga fqinjët do të mund të kontestojë gjuhën maqedonase dhe identitetin tonë kombëtar. Nëse referendumi është i suksesshëm dhe qytetarët e përkrahin marrëveshjen, vijojnë ndryshimet kushtetuese”, tha Kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të OBRM-PDUKM-së Trajço Dimkov.
Nëse në internet shkruhet Republic of North Macedonia ose Republic North of Macedonia nuk është e njëjtë, thotë Zaevi dhe ju bëri thirrje atyre që bëjnë këtë dhe shpërndajnë teza të këtilla dhe të thonë tash do të quhemi “Republika veriore nga Maqedonia”.
“Të gjitha vendet shfrytëzojnë parashtresa para emrit të tyre, e shfrytëzojnë në këtë mënyrë, Karolina Veriore, Irlanda Veriore, kjo është klasifikim klasik ndërkombëtar, dhe nëse qytetarët e përkrahin këtë ne do të quhemi Republika e Maqedonisë veriore”, tha Kryeministri Zaev.
Ai tha se populli maqedonas do të mbetet maqedonas dhe do të flasë gjuhën maqedonase, si e vetmja gjuhë në votë.
“Është e saktë që më 1977 që pranuar nga KB-ja, por nuk ishte pranuar nga fqinjët”, tha Zaev duke shtuar se me marrëveshjen Maqedonia ka fituar gjuhë dhe shtetësi maqedonase.
Në raport me pronat tha se gjatë bisedimeve nuk është biseduar, duke thënë se as aj, as Tsiprasi, as asnjë Kryeministër nuk ka të drejtë të bisedojnë për pronën e territoreve të shtetit tjetër. Ajo rregullohet, tha Zaevi, me të drejtën ndërkombëtare, marrëveshjet ndërkombëtare, ku janë nënshkrimet e Greqisë dhe Maqedonisë.
Maqedonia asnjëherë nuk ka mundur që atë punë ta kryejë në vend tjetër. Këtë mund ta bëjnë qytetarët me dëshmi dhe përmes gjykatave, që t’i kërkojnë të drejtat e tyre. Është gënjeshtër se është biseduar për atë. Ne nuk kemi asnjë aspiratë, por as edhe ndaj territorit tonë nuk ka aspirata. Nga ky aspekt asgjë nuk është bisedua”, tha Zaevi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Shqiptarët në Bursa të Turqisë organizojnë iftar masiv

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa