LAJMI I FUNDIT:

Zaev në takim me Hahn dhe Stoltenberg: Mbështetje për integrimet e vendit (Video)

Zaev në takim me Hahn dhe Stoltenberg: Mbështetje për integrimet e vendit (Video)

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, i shoqëruar nga Koço Angjushev dhe Kreshnik Bekteshi, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ka realizuar takim me komesarin për zgjerim të BE-së Johannes Hahn dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Siç njoftojnë nga qeveria, në takimin me Hahn është konstatuar se zbatimi i Marrëveshjes së Prespës po zhvillohet sipas planeve dhe se tani është koha që forcat politike në Maqedoni të fokusohen në zbatimin e reformave, që të mundësohet fillimi i bisedimeve me BE-në, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në bisedë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, edhe një herë janë afirmuar mesazhet për mbështetje dhe inkurajim që vijnë nga NATO, për të përfunduar zbatimi i Marrëveshjes së Prespës, si dhe pritjet për fillimin e ratifikimit të protokollit për anëtarësim”, thuhet në njoftimin e qeverisë.


Ata shtojnë se kryeministri Zoran Zaev ka thënë se Maqedonia është e gatshme për këtë akt të rëndësishme, si një nga dy prioritetet kryesore të Maqedonisë në planin ndërkombëtar për vitin 2019./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Lajme
Kalo në kategori