LAJMI I FUNDIT:

Zaev në New York, takime me Guterres dhe Trump

Zaev në New York, takime me Guterres dhe Trump

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev do ta udhëheqë delegacionin e vendit në Kuvendin e përgjithshëm 72-të të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet në New York nga 17 deri më 23 shtatori, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në përbërje të delegacionit të Republikës së Maqedonisë do të jetë edhe shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov dhe ministri pa resor, Edmond Ademi.

Zaev do të marrë pjesë në hapjen solemne të Kuvendin e përgjithshëm dhe do të mbajë fjalim në konferencën tematike “Qeveri e hapur”, me të cilën do të udhëheqë kryetari i Francës, Emmanuel Macron.


Kryeministri i Maqedonisë do të ketë drekë pune me Sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, disa takime tjera dypalëshe, ndër të cilët janë kryetari i Këshillit evropian, Donald Tusk, përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme në BE, Federica Mogherini, me kryeministrat e Norvegjisë dhe Maltës, si dhe me kryetarin e SHBA-ve, Donald Trump.

Në kuadër të vizitës në Nju Jork, kryeministri Zoran Zaev do të realizojë takim edhe me përfaqësues të diasporës së Maqedonisë në SHBA, si dhe me afaristë amerikan./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Lajme
Kalo në kategori