Zaev në Athinë: Maqedonia e Veriut ka interes të kyçet në ndërtimin e terminalit për gaz të rrjedhshëm në Aleksandropolis
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të vizitës së punës dyditore në Republikën e Greqisë, realizoi takim me Kristos Kopeluzos, drejtor ekzekutiv i grupacionit “Kopeluzos”, i cili është aksionar themelues i kompanisë “Gastrejd”.
Sipas njoftimit të shërbimit qeveritar për shtyp, në takimin, i cili u realizua me ftesë të kompanisë “Gastrejt” mori pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi dhe përfaqësues të lartë të kompanisë “Gastrejd”, u shpreh interes i dyanshëm që Maqedonia e Veriut të kyçet në ndërtimin e terminalit për gaz të rrjedhshëm natyral në afërsi të Aleksandropolis në Greqi, si pikë hyrëse e re dhe e pavarur për furnizim me gaz natyror të vendeve të Evropës Juglindorë, përfshirë edhe vendin tonë.
Me interesin e shprehur, për të cilin nga konzorcium “Gastrejd” shprehën mbështetje për realizimin e tij, Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë pjesë e projektit për ndërtim të stacionit lundrues 17 kilometra nga Aleksandropolis për deponim të përkohshëm dhe gazifikim të gazit natyral të rrjedhshëm, me kapacitet prej 170.000 metra në kub dhe mundësi për furnizim me gaz natyror me mbi 5,5 miliardë metra në kub.
Me këtë projekt krijohet mundësi për furnizim të përhershëm dhe të qëndrueshëm me gaz natyror për vendin tonë, i cili njëkohësisht do të bëhet pika prej të cilës më pas gazi do të distribuohet edhe më gjerë në rajon dhe në vendet të cilat do të shfaqin interes.
Siç dihet, gjatë muajit të kaluar pjesë e këtij projekti u bë edhe Republika e Bullgarisë, nëpërmjet operatorit nacional për gaz natyror “Bullgartransgas”, ndërsa kyçja e Maqedonisë së Veriut në projekt do të mundësojë diversifikim të rrugëve për qasje deri te gazi natyror, jo vetëm për vendin tonë por edhe për tërë Evropën Qendrore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze