LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Ligji për Prokurorinë e garanton të ardhmen evropiane të shtetit

Zaev: Ligji për Prokurorinë e garanton të ardhmen evropiane të shtetit

Ish-kryeministri dhe kryetar i LSDM-së Zoran Zaev, përmes një postimi në Facebook, thotë se sjellja e Ligjit për Prokurorinë Publike e garanton të ardhmen evropiane të shtetit.

Sipas tij, çdo pengim i këtij procesi do të thotë ikje nga drejtësia dhe largim nga Bashkimi Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të tregojmë kapacitet të vërtetë demokratik për ndërtimin e institucioneve të forta dhe të pavarura, të cilat do të luftojnë krimin dhe korrupsionin”, ka shkruar Zaev para takimit të ri të grupeve të punës për arritjen e konsensusit rreth ligjit, për të cilin apelohet që të miratohet para shpërndarjes së Kuvendit.


Pas diskutimeve të shumta, opozita dhe pushteti akoma nuk kanë arritur marrëveshje për këtë ligj, me të cilin pritet të rregullohet edhe statusi i tashmë ish-Prokurorisë Speciale.

Në Kuvend ditëve të kaluara është mbajtur diskutim publik rreth Ligjit për Prokurorinë Publike, nën organizimin e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori