Zaev, Kovaçevski dhe Dimkovski sot marrin pjesë në Samitin e “Ballkanit të Hapur” në Tiranë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga zv. ministri për Financa Dimitar Kovaçevski dhe zv. ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, sot merr pjesë në Samitin e Nismës “Ballkani i Hapur” në Tiranë, njoftojnë nga Qeveria e RMV-së.
“Në takimin në Tiranë, Kryeministri Zaev bashkë me Presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, do të nënshkruajnë më shumë marrëveshje multilaterale dhe bilaterale në drejtim të realizimit të të drejtave themelore për lëvizje të lirë të njerëzve, prodhimeve dhe kapitalit, si pjesë e përfitimeve të planifikuara për bashkëpunim më të madh rajonal dhe avancim në ndërlidhjen mes vendeve nga Ballkani Perëndimor.
Në Tiranë sot do të nënshkruhet Marrëveshja për kushte për qasje të lirë në treg në Ballkanin Perëndimor, Marrëveshja e ndërlidhje për skemat elektronike të identifikimit për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, Marrëveshja mes qeverive të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurinë ushqimore dhe politikën fitosanitare”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së RMV-së.
Në Samitin në Tiranë në kompetencë të ministrive për ekonomi dhe financa, do të nënshkruhen edhe marrëveshje bilaterale për njohjen e miratimeve për Operator të autorizuar ekonomik dhe siguri mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë.
Në kuadër të agjendës në Samit është paraparë edhe pjesëmarrja e Kryeministrit Zaev dhe zëvendësministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkivski në Forumin e Bujqësisë për bashkëpunim rajonal./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit