LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Kosova është partneri më i rëndësishëm ekonomik

Zaev: Kosova është partneri më i rëndësishëm ekonomik

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev sot realizoi takim me Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti ku mbajtën edhe një konferencë të përbashkët për media.

Kryeministri Zaev theksoi se vendet tona kanë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunim të mirë të udhëhequr nga principi i respektit të ndërsjellë.

Dëshmi e kësaj, theksoi Zaev, është edhe vizita e kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti e cila po realizohet në një situatë pandemike me COVID-19; njofton Telegrafi Maqedoni.


Zaev tha se presim rritjen e bashkëpunimit dypalësh, dhe në këtë kontekst presim rritjen e dialogut politik dhe mbajtjen e seancës e parë të përbashkët qeveritare kur do ta lejojnë kushtet këtë.

“Si rritje e bashkëpunimit është edhe dërgesa e ushtarëve të Maqedonisë në kuadër të KFOR-it në Kosovë, e cila do rritë stabilitetin e mëtejshëm si në Kosovë ashtu edhe në rajon”, tha Zaev.

Ai theksoi se ekonomitë tonë sipas kontrolleve kanë për qellim bashkëpunimin dhe rritjen e kapaciteteve në mes dy shteteve. “Në këtë kontekst është edhe ndërtimi i autostradës është e rëndësishme jo vetëm për të dy rajonet por për gjithë rajonit”, shtoi Zaev.

Zaev tha se shenjë e bashkëpunimit të mirë është edhe hapja e pikës kufitare Bellanoc-Stançiq.

“Për Maqedoninë e Veriut padyshim Kosova është partneri më i rëndësishëm ekonomik” deklaroi Kryeministri  i Maqedonisë.

Kryeministri Zaev gjithashtu përshëndeti nënshkrimin e marrëveshje ekonomike në mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Lajme
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Alarm i rremë për mjet të dyshimtë në Prishtinë

Alarm i rremë për mjet të dyshimtë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori