LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Koalicionin me BDI-në e kemi shpallur që para fillimit të fushatës (Video)

Zaev: Koalicionin me BDI-në e kemi shpallur që para fillimit të fushatës (Video)

Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me deklaratën e përfaqësuesve të Lëvzijes Besa drejtuar LSDM-së që të kenë kujdes dhe të qëndrojnë larg votave shqiptare, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev tha se partneri i tyre i koalicionit ka qenë i shpallur para fillimit të fushatës zgjedhore.

“Ne kemi partnerë koalicioni, këtë koalicion e kemi shpallur që para fillimit të fushatës zgjedhore dhe në mënyrë të ndershme vendosëm të garojmë së bashku me BDI-në. Ne jemi të vetëdijshëm se jo të gjithë mund të pajtohet me qëndrimet tona. Për shemull, as për mua nuk është lehtë ta shoh kandidatin e Aleancës së bashku me përfaqësues të OBRM-PDUKM-së. Ose Besa mbeti në opozitë, ata mundeshin të jenë pjesë e Qeverisë, por vendosën të mbeten pjesë e opozitës. Unë kam mirëkuptim të plotë për koalicionet që bëhen në nivel lokal”, tha Zaev.

Sa i përket deklaratës së djeshme të Nikolla Gruevskit se zgjedhjet kanë qenë plotë me parregullsi, Zaev tha se këto zgjedhje kanë qenë të pastra, korrekte dhe demokratike me disa incidente të izoluara, gjë që e kanë vërtetuar edhe institucionet ndërkombëtare./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori