Zaev ka pranuar ndryshimet për gjuhën shqipe, pritet së shpejti qeveria e re e Maqedonisë (Video)

BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët janë vënë në dijeni me përmirësimet e fundit të ligjit për gjuhët, por ende nuk kanë marrë vendimin final mbi të, që do t’i hapte rrugën dhënies së nënshkrimeve liderit të LSDM-së për marrjen e mandatit.
Marrëdhëniet institucionale
Alsat-M mëson se vërejtjet e dërguara nga pala shqiptare janë pranuar nga Zaevi. Draft-ligji parashikon përdorim të gjerë të gjuhës shqipe në Kuvend, si në të folur ashtu edhe në të shkruar. Drejtuesit e Kuvendit, në rast se janë shqiptarë, do të mund t’i drejtojnë seancat në gjuhën e tyre amtare, ndërkohë që të gjitha aktet që do të nxirren, do të jenë gjithashtu në dy gjuhë. Me draft-ligjin për përdorimin e shqipes, parashikohet nisja e zbatimit të shqipes edhe në ekzekutiv, ku ministrat për herë të parë do të mund të flasin në seancat qeveritare në shqip, ndërsa zgjidhja parashikon që shqipja të zbatohet edhe në të shkruar, si dhe në relacionet e qeverisë me institucionet e tjera. Pra, draftet e dala nga Qeveria do të shkojnë direkt në Kuvend apo organe të tjera, në të dyja gjuhët. Por, shqipja nis zbatimin edhe në sistemin gjyqësor.
Shqipja në gjyqësor
Aktet noteriale do të jenë gjithashtu edhe në shqip. Megjithatë, në seancat gjyqësore ka ende paqartësi për shkak të ndërlikimeve që do të rrjedhin nga zbatimi i dygjuhësisë, varësisht palëve, ekspertëve të angazhuar si dhe dorëzimit të dispozitivëve etj. Sipas zgjidhjes së ofruar nga draft/ligji, shqipja do të përdoret edhe në rajonet ku shqiptarët nuk jetojnë. Kjo masë pritet të përfshijë edhe tabelat nëpër vendkalimet kufitare. Kërkesa e tyre për dokumente apo nevoja të tjera parashtrohet në shqip, ndërsa përgjigja do të kthehet sërish në shqip nga organet komunale, por pasi të jetë përpunuar nga një Agjenci e posaçme në nivel republikan, e cila do të merret ekskluzivisht me përkthimin dhe dorëzimin të kërkesës drejt qytetarëve brenda afatit 1 orësh.
Mekanizmat kontrollues
Po ashtu, në kuadër të këtyre zgjidhjeve, parashikohet edhe një Inspektorat që do të monitorojë veprimtarinë e Agjencisë, cilësinë e përkthimit, si dhe zbatimin e gjithë dispozitave që dalin nga draft/ligji për gjuhën. Dokumentet personale, si letërnjoftimet, certifikatat, pasaportat etj., me draft-ligjin për shqipen do të jepen në mënyrë automatike në gjuhën respektive të qytetarit, pa nevojën sikurse deri më tani, të dorëzimit të një kërkese për gjuhën që kërkonte qytetari.
Profesori Osman kadriu, njëri nga ekspertët e konsultuar nga partitë politike për shqyrtimin e propozimeve të partive politike vlerëson se partitë duhet të fokusohen në pikat të cilat në Kuvend kërkojnë miratim me shumicë të thjeshtë. Sipas tij, nuk ka asnjë pengesë për miratimin e disa çështjeve të rëndësishme që shqiptarët kanë kërkuar prej vitesh.
Kryesuesi nëse është deputet shqiptar, të kryesojë me seancën plenare të parlamentit, të mundet ta përdorë gjuhën shqipe. Risia e dytë që propozohet është me rëndësi dhe duhet të theksohet që në seancat e Qeverisë, pjesëtarët shqiptar, të kenë të drejtë të flasin në gjuhën shqipe. Një risi për organet e jurispodencës, për atë që ka disponim dhe është në drafte, është për noterinë. në qoftë se noteri është shqiptar dhe pala shqiptare, me kërkesë të palës, aktet që i sjellë ai në kompetencën e tij, do t’i sjellë edhe në gjuhën shqipe – deklaroi profesori Osman Kadriu.
Një nga kërkesat e partive shqiptare ka qenë aplikimi i shqipes edhe në kartëmonedha, si dhe në komandën policore e ushtarake. Ndryshimet parashikojnë gjithashtu edhe përshtatjen e tabelave edhe në gjuhën shqipe, sikurse ajo e Kuvendit dhe institucioneve të tjera. Megjithatë sipas ekspertëve, për momentin këto duken të parealizueshme pasi ndryshimet e tilla nuk mund të kalonin pa 2/3 e votave në Kuvend.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania