LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Ikonen: Integrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE, paraqet stabilitet edhe për Ballkanin

Zaev-Ikonen: Integrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE, paraqet stabilitet edhe për Ballkanin

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev sot u takua me ambasadorin e Finlandës, Perti Ikonen,përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, ambasadori finlandez Ikonen ia uroi kryeministrit Zaev marrjen e detyrës kryetar të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë , si dhe për kontributin e tij të madh në epilogun e qetë të krizës politike në Maqedoni dhe ndryshimet demokratike që janë në vijim.

Në takim është shprehur përkrahje për Planin 3-6-9 me të cilin Qeveria u obligua në prioritete urgjente reformuese, që i hapin perspektivat euro-atlantike të vendit.


“Qeveria është e përcaktuar ndaj politikave reformuese që duhet ta intensifikojnë procesin e integrimeve euroatlantike dhe ta përmirësojnë cilësinë e jetesë së qytetarëve përmes rritjes së ekonomisë. Po zhvillojmë politika inkluzive në realizimin e këtij procesi. I kemi përfshirë sektorin qytetar, opinionin ekspert, jemi të hapur edhe për mendimet e opozitës. Po ashtu jemi orientuar drejt bashkëpunimit më të madh me fqinjët, pasi vlerësojmë se bashkëpunimi mirë fqinjësor mund t’i ndihmojë tërë rajonit që të lëviz përpara”, tha Zaev.

Në takimin u konstatua se integrimet e Maqedonisë në NATO dhe BE do të thonë edhe stabilitet më të madh dhe siguri edhe për shtetin tonë, por edhe për tërë Ballkanin, njofton AIM.

Kryeministri Zaev dhe ambasadori Ikonen kanë biseduar edhe për mundësinë që Maqedonia të zbatojë përvoja arsimore finlandeze, si një nga më cilësoret në Evropë dhe botë. Po ashtu u arrit marrëveshje për rritje të bashkëpunimit në sferën e ekonomisë.

Ambasadori Ikonen kumtoi se Finlanda e përkrah zhvillimin demokratik të Maqedonisë dhe integrimet e shtetit në organizatat ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Lajme
Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Lajme
Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Lajme
Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Lajme
Nis rikonstruksioni i rrugës së Komanit, banorët: E kemi pritur prej vitesh këtë ditë

Nis rikonstruksioni i rrugës së Komanit, banorët: E kemi pritur prej vitesh këtë ditë

Lajme
A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Lajme
Kalo në kategori