LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Është koha ta kthejmë vëllazërim bashkimin në Maqedoni (Video)

Zaev: Është koha ta kthejmë vëllazërim bashkimin në Maqedoni (Video)

Në fjalimin e tij, në tubimin përmbyllës në kuadër të referendumit, Kryeministri i Maqedonisë dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tha se qyteti i Tetovës u zgjodh me qëllim për shkak se pikërisht Tetova është shembull i multietnicitetit.

“Në Maqedoni të bashkuar, tashmë një vjet e gjysmë ka shoqëri të barabartë për të gjithë, ta kthejmë vëllazërim bashkimin që ka qenë e pranishme këtu”, tha Zaev, njofton Telegrafi.

Ai tha se po të kërcënohej identiteti shqiptar, turk, serb rom, njëjtë do të luftonte për të mbrojtur siç ka luftuar për identitetin e kontestuar maqedonas.


Ai shtoi se ky vendim është historik dhe i rëndësishëm dhe se nuk duhet të bimë në loja të ndryshme, dhe se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër duke thënë se të gjithë politikanët këtu në shesh kanë premtuar integrime në NATO dhe BE./Telegrafi/