Zaev dhe Arifi priten me protesta nga Lëvizja Besa në Reçicë (Video)

Disa banorë të Reçicës të vogël, simpatizantë të Lëvizjes Besa kanë protestuar sot kundër ardhjes së kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev dhe kandidates për komunën e Tetovës Teuta Arifi në vendin ku duhet të ndërtohet shkollë fillore.
Ata janë të revoltuar se ndërtimi i kësaj shkolle disa herë është premtuar por i njëjti premtim nuk është realizuar. Protestuesit në dorë kanë mbajtur edhe disa pankarta me mbishkrimet ”Mjaft Mashtruat”, ”Koalicioni i Turpit” e kështu me radhë. Ata janë shprehur se janë të ngopur me premtime, njofton Televizioni Koha.
Kryeministri Zaev theksoi se ka parë në detaje projektin për ndërtimin e shkollës dhe premtoi se ky projekt për ndërtimin e kësaj shkolle në muajin Shkurt të vitit 2018 do të tenderohet, dhe punimet në ndërtimin e shkollës do të fillojnë në muajin mars.
“Është e drjetë e çdo kujt që të protestojë, por ne këtu kemi ardhur për projektin e shkollës dhe bëhet fjalë për objekt ku do të mësojnë fëmijët, pa dallim se cilës parti i takojnë.Lexova se bëhet fjalë për një koalicion joparimor, ne e kemi bërë publikisht koalicionimin tonë dhe ata kanë patur ofertë për në koalicionimin e tanishëm. Ne e kemi bërë publik koalicionimin tonë, por Lëvizja Besa që janë në koalicion me VMRO-DPMNE nuk e kanë bërë publike marrëveshjen për mbështetje të ndërsjellë”, tha Zaev
Kandidatja për kryetare të komunës së Tetovës Teuta Arifi tha se komuna e Tetovës ku ajo ishte në cilësinë e kryetares gjatë mandatit të sajë të parë është realizuar projekti për ndërtimin e kësaj shkolle, gjithashtu nga ana e komunës është dhënë leja për ndërtim.
Protestuesit kanë thënë se nuk kanë dalur për të shkaktuar tensione por vetëm për të shprehur pakënaqësi
Situata është qetësuar pasi që tek protestuesit është afruar zëvendëskryeministri Hazbi Lika i cili ka zhvilluar një bashkëbisedim me protestuesit dhe banorët e kësaj lagje të cilët kundërshtuan ardhjen e kryeministrit Zaev dhe kandidates nga BDi-ja Teuta Arifi. /TVKoha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë