LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Asnjëherë më FYROM

Zaev: Asnjëherë më FYROM

“Më në fund askush në botë nuk do të na kontestojë, nuk do të na ofendojë dhe nuk do të na nënçmojë. Asnjëherë më FYROM. Tashmë jemi maqedonas me popull maqedonas, gjuhë maqedonase”, theksoi Kryeministri dhe Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në tribunën e djeshme të koalicionit “Dil për Maqedoni evropiane” që u mbajt në Radovish.

Ai shtoi se ende ekziston debati se a është identiteti i kërcënuar. Ta se gënjeshtrat shkojnë deri në fund.

“Nuk dinë çfarë të mendojnë. Disa thonë maqedonas veriorë. Gënjeshtra. Neni 7, pika 2 thuhet se identiteti maqedonas është i vërtetuar me gjuhën, kulturën, kufijtë tonë, territorin tonë, veçantinë tonë kombëtare dhe të gjitha atributet-maqedonas qëndron në nenin ku është shtetësia. Qëndron gjuha maqedonase, e njëjta gjuhë maqedonase ku Aco Karamanov shkruan poezi dhe dha jetë për këtë Maqedoni”, potencoi Zaev, përcjell Telegrafi Maqeoni.


Sipas tij, është gënjeshtër e madhe se Zaevi i ka fshehur ndryshimit kushtetuese. Ai tha se askush nuk ka të drejtë të propozojë ndryshime kushtetuese, përveç Kuvendit pas mbarimit të referendumit.

“Çfarë do të jenë ndryshimet kushtetuese – shkruan qartë në marrëveshjen me Greqinë. Ndryshimet kushtetuese do të bëhen me një amendament me shtimin e termit gjeografik. Në të njëjtën kohë do të përforcohet karakteri shtetformues i vendimeve të ASNMOM-it, ku thuhet se lufta për Maqedoni të pavarur dhe sovrane, për liri dhe demokraci. Në të njëjtën kohë do të potencojë edhe mënyrë evropiane për kujdesin e diasporës sonë, siç është e shkruar në kushtetutën e të gjithë vendeve anëtare të BE-së. Dhe do ta përforcojë atë që do të thotë mbrojtje të integritetit territorial të Maqedonisë, por edhe mos pasjen e aspiratave të vendeve tjera, gjegjësisht mbrojtje  e kufijve dhe respektimin e tyre. Kjo do të ndryshohet në Kushtetutë”, sqaroi Zaev.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve më 30 shtator të mos e presin drekën, por të votojnë që herët në mëngjes më 30 shtator./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Kalo në kategori