Njohësit e çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut, thonë se organet e drejtësisë janë ata të cilët duhet të veprojnë lidhur me aferat që ndërlidhen me korrupsionin dhe jo kryeministri i vendit t’u drejtohet personave të caktuar përmes një fjalor të pakontrolluar.
Reagimet vijnë pasi të martën, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, duke komentuar aferën korruptive e njohur si “Haraçi” apo zhvatja, rast ky në të cilin përfshihet edhe prokurorja speciale Katica Janeva e cila është në dorëheqje, tha se nuk do të lejojë që dikush të përfshijë atë në këtë rast duke mohuar çdo spekulim për involvimin e tij në rastin që ka të bëjë me aferën “Haraçi”, ku të dyshuar janë Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 dhe Zoran Mileski Kiçes për zhvatjen e 1.5 milion eurove nga afaristi Orce Kamçev.
Më shumë debat ka nxitur përdorimi i shprehjes ‘peder’ nga ana e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut edhe pse ai paraprakisht i ka kërkuar falje komunitetit LGBT.
“Nuk do të lejojë disa kriminelë, një gazetar kapriçioz dhe kërkoj falje nga bashkësia LGBT, një ‘peder’, të më rrëzojnë nga Qeveria. Do të luftojmë deri në fund, dhe secili do të ndërmerr përgjegjësi”, ka theksuar Zaev.
Pas reagimeve të shumta, kryeministri Zoran Zaev përmes rrjeteve sociale edhe një herë është shpjeguar se para se të përdor fjalën ‘peder’ ka kërkuar falje duke theksuar se për bashkësinë LGBTI ka shumë respekt.
Por, Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci, për Radion Evropa e Lirë thotë se deklarata e kryeministrit Zoran Zaev është jashtë kontekstit të një lideri me norma demokratike dhe kjo gjuhë e ashpër duhet të dënohet.
“Kryeministri në asnjë mënyrë nuk duhet të merret me individë, profesionin e ndokujt apo orientimin seksual, por duhet të fokusohet me realizmin e politikave qeveritare Të gjithë qytetarët janë të barabartë para Kushtetutës dhe deklaratat e këtilla në masë të madhe e rrënojnë kredibilitetin e tij nëse vazhdon kështu edhe në të ardhmen”, thotë Troshanovski.
Edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut ka dënuar ashpër fjalorin e kryeministrit Zoran Zaev, veçanërisht për pjesën ku ai shprehet se “nuk do të lejojë ndonjë gazetar kapriçioz të shkarkojë këtë qeveri nga pushteti”.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut në një reagim me shkrim për media, thekson se ”fjalimi i tillë përmban agresion ndaj gazetarëve nga ana e kryetarit të Qeverisë dhe mund të nxis dhunë ndaj gazetarëve, ndërsa me këtë mund të përkeqësojë sigurinë e gazetarëve dhe të kufizojë lirinë e shprehjes”.
Nazim Rashiti, gazetar, për Radion Evropa e Lirë, thotë se deklaratat e këtilla “sipas standardeve të komunikimit sidomos nga ana e personave që kanë pushtet, konsiderohet si fjalor i cili mund të nxit pakënaqësi ndaj një komuniteti dhe në situata të tilla, shton ai, duhet pasur shumë kujdes.
Rashidi megjithatë thekson se mediat duhet të fokusohen në veprimin e institucioneve lidhur me këtë aferë që lidhet me korrupsionin.
“Ajo që unë dua të theksoj është se nuk duhet të përqëndrohet e gjithë vëmendja tek ky incident do të thosha në thonjëza sepse mund të kishte qenë dhe i qëllimshëm, por përqendrimi duhet të jetë tek problemi thelbësor i asaj që po ndodh. Pra, fokusi duhet të jetë tek autoritetet të cilat duhet të ndërmarrin masa dhe do të duhet të hetojnë gjithë atë për çka ka dyshim në lidhje me aferën “Haraçi”.
Me duket se në një situatë të tillë është pak jokorrekte që i gjithë fokusi të jetë vetëm tek një fjalë, ashtu siç thash, nuk është brenda standardeve të komunikimit, por fokusi duhet të jetë tek veprimi i institucioneve“, thotë Rashidi.
Njohësit e çështjeve politike, njëherësh thonë se është herët të kërkohet përgjegjësi politike nga kryeministri Zoran Zaev për aferën që ka të bëjë me zhvatjen.
“Mendoj se është shumë herët që të kërkohet përgjegjësi politike nga ana e kryeministrit për rastin “Zhvatja” veçanërisht për shkak se institucionet e sistemit të drejtësisë, veçanërisht Prokuroria Themelore Publike, kanë ngritur hetime për këtë lëndë dhe besoj se me kohë do të ngrihen dhe akuzat”.
“Vetëm pas kësaj, nëse del në sipërfaqe se persona të caktuar të qeverisë janë të ndërlidhur me rastin “Reketi”, atëherë mund të kërkohet përgjegjësi politike”, thotë Troshanovski./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
230 mijë euro dëm, "Trainkos" zbulon manipulime me arkat fiskale - shkarkon 12 punëtorë
Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën
Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale