Efron e shoqëroi aktoren australiane në setin e filmit të saj më të ri “Take Me Home Tonight” në Los Angeles të enjtën. Më pas ata janë parë duke mbajtur duart njëri me tjetrin dhe duke u përqafuar, në restorantin “Pink Tako”, gjithnjë sipas revistës People.


palmer350

“Aty definitivisht kanë mbajtur duart njëri me tjetrin. Të dy ngrënë së bashku dhe janë dukur sikurse po bisedonin diçka me rëndësi. Ata vërtet shikonin njëri-tjetrin. Ata nuk tentuan të fshehin dashurinë për njëri-tjetrin edhe pse ata e kanë ditur se njerëzit po i shikonin”, theksoi një burim. /Telegrafi/