Edhe një herë sot përfaqësuesit e Z Mobile i janë përgjigjur kërkesës për sqarime shtesë për kontratën që kjo kompani ka me Telekomin e Kosovës.
“Këtu do cekur, se marrëveshja Z Mobile dhe Telekomi i Kosovës, është marrëveshja më e hetuar në Republikën e Kosovës (gjykimi i EULEX-it, Arbitrazhi Ndërkombëtar), kurse ne si palë, asnjëherë nuk kemi hezituar të japim të gjitha përgjigjet që na janë kërkuar në çdo kohë për këtë marrëveshje.
Edhe sot, Blerim Devolli, bashkë me ekipin e tij, është përgjigjur në interesimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për hetim të Telekomit, duke ofruar përgjigje dhe dëshmi me shkrim për të gjitha çështjet e shtruara nga deputetët.
Me këtë rast, ju lutem gjeni të bashkëngjitur edhe pasqyrën e Tregut të Komunikimeve Elektronike, të nxjerrë nga raportet e audituara financiare të Z Mobile dhe raportet e ARKEP, ku tregohet se cili ishte qarkullimi dhe përfitimet nga numrat e MNVO nga viti 2010 deri 2018.
Nga këto raporte të audituara shihet se të hyrat e Z Mobile për këtë periudhë kanë qenë 60,437,000, prej të cilave vetëm 5,065,000 i kanë mbetur Z Mobile para tatimit, kurse përfitimi i Telekomit ka qenë më shumë se katër fish më i madh, saktësisht 22,458,000, ndërsa shpenzime operative kanë qenë 32,914,000”, thuhet në njoftimin për media.
Gjithashtu, do theksuar përsëri se Z Mobile në asnjë formë nuk e ka dëmtuar Telekomin e Kosovës, ashtu siç pretendohet të paraqitet nga qarqe të caktuara.
Për të gjitha përqindjet e pjesëmarrjes në treg, transaksionet, raportin e fitimeve dhe shpenzimeve dhe çështje të tjera që janë të ndërlidhura me këtë kontratë ka dokumente dhe dëshmi, të cilat ne edhe sot i paraqitëm para komisionit parlamentar dhe nuk do të hezitojmë ti paraqesim në secilën situatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Rriten çmimet e shportës, Shahini: Po e dikton importi i lartë
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite